Liverpooli e dëshiron yllin e Leverkusenit

  • A.P /
  • 05 November 2023 - 13:37
Liverpooli e dëshiron yllin e Leverkusenit

Liverpool dëshiron sensacionin e ri të Bayer Leverkusen, Florian Wirtz.

Sulmuesi gjerman, 20 vjeç, është në shënjestër të shumicës së elitës evropiane, me Manchester City, Bayern Munich dhe Chelsea tashmë në ballë të një radhe të gjatë. 

Por ndërsa City dhe Bayern dukej se mbanin avantazhin e hershëm për Wirtz-in e vlerësuar me 80 milionë funte verën e ardhshme, lajmet për interesin në rritje të Liverpool-it kanë ndryshuar pamjen.

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është një admirues i madh i anësorit të majtë dhe e konsideron atë si një nga shumë të paktët që mund të plotësojë këpucët e Mo Salah për të shënuar gola. 

Edhe pse egjiptiani injoroi ofertat e mëdha për t’u drejtuar në Ligën Pro Saudite verën e kaluar, shumë presin që ai të largohet nga Anfield qershorin e ardhshëm.


(Kosova Sot Online)