Pas humbjes ndaj Shakhtarit, Xavi i mllefosur: Luajtëm një prej ndeshjeve më të këqija

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 08:34
Pas humbjes ndaj Shakhtarit, Xavi i mllefosur: Luajtëm një prej ndeshjeve më të këqija

Për Barcelonën ishte një natë zhgënjyese sonte në Ligën e Kampionëve, pasi pësoi humbje ndaj Shakhtar Donetskut, transmeton "Kosova Sot Online".

“Blaugranët” bënë një paraqitje të dobët, që u kushtoi me regjistrimin e humbjes së parë në këtë garë pas tri fitoreve rresht.

Kjo u pranua edhe nga trajneri Xavi, i cili theksoi se ishte një prej paraqitjeve më të dobëta të skuadrës së tij në dy vitet e fundit.

“Asgjë nuk ka shkuar siç është planifikuar. Është një hap i qartë mbrapa. Kemi luajtur një nga ndeshjet më të këqija në këto dy vite dhe në momentin më të papërshtatshëm”, tha ai.

“Jemi në një moment të keq. Është një çështje mendore. Ne jemi të bllokuar. Ne i bëmë gjërat gabim në përgjithësi. Nuk ushtruam mirë presionin. Ne duhet të kontrollojmë detajet e lojës dhe t’i bëjmë lojtarët të ndihen mirë në fushë. Duhet të bëjmë një hap përpara”, shtoi Xavi.

Pavarësisht humbjes, Barcelona mbeti lidere e Grupit H me 9 pikë – por, tani me pikë të njëjta me Porton.

Image

(Kosova Sot Online )