Për një javë, mbi 700 vetura në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS

  • E.K /
  • 07 November 2023 - 14:34
Për një javë, mbi 700 vetura në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS

Që nga 1 nëntori, 733 vetura me targa ilegale në veri të Kosovës janë konvertuar në RKS, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ditë më parë ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

(Kosova Sot Online)