Lojtari më i mirë i La Liga 2 për sezonin 2022-2023, Uzuni: Puna ime sapo ka nisur!

  • S.A /
  • 08 November 2023 - 11:16
Lojtari më i mirë i La Liga 2 për sezonin 2022-2023, Uzuni: Puna ime sapo ka nisur!

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Myrto Uzuni, është shpallur “Lojtari më i mirë” në La Liga 2 për sezonin 2022-2023, transmeton "Kosova Sot Online ".

Uzuni ishte me skuadrën e Granadës dhe e ndihmoi atë që të ngjitet në elitën e futbollit spanjoll. Sulmuesi nga Berati u shpall edhe golashënuesi më i mirë i La Liga 2, ndërsa shënoi 23 gola në sezonin 2022-2023, shkruan SS. Në një postim në rrjetet sociale ku shfaqet me trofeun e marrë krah kreut të La Ligas, Javier Tebas, Myrto Uzuni shprehet shumë i lumtur dhe mirënjohës, ndërsa thekson se rrugëtimi i tij sapo ka nisur.

“Shumë i emocionuar për të ndarë këtë arritje me të gjithë ju! Të emërohem lojtari më i mirë në La Liga 2 në Spanjë është një nder i madh për mua. Të jesh golashënuesi më i mirë dhe të ngjitesh në La Liga ishte një ëndërr e realizuar. Tani është koha të punoj shumë dhe të jap maksimumin tim për ta mbajtur këtë ekip aty ku e meriton të jetë, ndër më të mirët në Spanjë. Faleminderit tifozëve Granadës, ju jeni kyç në motivimin tim, shokët e skuadrës, trajnerët dhe familjen time për mbështetjen tuaj të palëkundur. Nuk mbaron këtu, sapo kemi filluar!”-shkruan Myrto Uzuni.

(Kosova Sot Online )