Reali e 'blindon' edhe Valverden

  • A.P /
  • 09 November 2023 - 15:44
Reali e 'blindon' edhe Valverden

Pasi i kishte “blinduar” Vinicius Juniorin, Rodrygon e Camavingan, Real Madridi e ka vazhduar kontratën edhe me Federico Valverden.

Mesfushori uruguaian, i transferuar në vitin 2016 nga Penarol, e ka nënshkruar në kontratë të re, e vlefshme deri më 30 qershor 2029.

Futbollisti ishte veç 18 vjeç kur kishte zbarkuar në Evropë, ndërsa në gjashtë sezone të kaluara në fanellën e bardhë, është bërë njëri prej mesfushorëve më të mirë në botë.

(Kosova Sot Online)