Goditje tragjike për futbollin shqiptar, vdes futbollisti i Egnatias nga sulm në zemër gjatë ndeshjes të sotme

  • S.A /
  • 11 November 2023 - 15:25
Goditje tragjike  për futbollin shqiptar, vdes futbollisti i Egnatias nga sulm në zemër gjatë ndeshjes të sotme

Sulmuesi Raphael Dwamena nuk ia doli t’i mbijetojë sulmit në zemër gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani.

Futbollisti ganez ra pa ndjenja në minutën e 23-të të ndeshjes mes Egnatia dhe Partizanit, teksa ndërhyrja e menjëhershme e stafeve mjekësore bëri që të përmendej dhe të nisej me urgjencë drejt spitalit të Kavajës, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pikërisht atje sulmuesi 28-vjeçar ka pësuar një atak kardiak të dytë, të cilin nuk e përballoi dot dhe humbi jetën në mënyrë tronditëse. Raphael Dwamena iu bashkua Egnatias në janar të këtij viti dhe një më pak se një vit bëri që me cilësitë e tij sportive të dashuroheshin jo vetëm tifozët rrogozhinas, por edhe futbolldashësit shqiptarë.

Ai mbante shiritin e kapitenit te Egnatia që prej fillimit të sezonit, por një sulm i beftë në zemër i mori jetën në atë që donte më shumë, fushën e futbollit. 

(Kosova Sot Online )