Bayerni kryen detyrën ndaj Heidenheim

  • E.K /
  • 11 November 2023 - 17:52
Bayerni kryen detyrën ndaj Heidenheim

Bayern Munich ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Heidenheim, në kuadër të javës së 11-të në Bundesligë.

Bavarezët patën epërsi të dyfishtë pas pjesës së parë, falë dygolëshit të Harry Kane në minutat 14 dhe 44.

Në të dy rastet, sulmuesi anglez u asistua nga Leroy Sane.

Mysafirët u ngjallën në pjesën e dytë, duke shënuar dy herë brenda tre minutave (Kleindiensta 67’, Beste 70’).

Por, Guerreiro dhe Choupo-Moting shënuan për të mos lejuar befasi sot.

Me këtë fitore, Bayern Munich merr përkohësisht primatin në tabelë me 29 pikë, një më shumë se Bayer Leverkusen që ka një ndeshje më pak të luajtur.

(Kosova Sot Online)