Enriques i zhgënjyer nga Mbappe

  • A.P /
  • 12 November 2023 - 13:33
Enriques i zhgënjyer nga Mbappe

Paris Saint-Germain nuk gaboi në Francë dhe fitoi me rezultatin 0-3 në transfertë ndaj Reims. Protagonist i ndeshjes për kryeqytetasit ishte Kylian Mbappe që i realizoi i vetëm të gjithë golat e takimit. Megjithatë, tregolëshi i sulmuesit nuk mjaftoi që trajneri Luis Enrique të mbetej i kënaqur ga paraqitja e 24-vjeçarit.

Pas ndeshjes, spanjolli surprizoi jo pak kur u shpreh se Mbappe duhet të bëjë më shumë në fushë dhe të ndihmojë skuadrën. Enrique shtoi se do të flasë për personalisht me Mbappe në mënyrë që lojtari të kuptojë qartë se çfarë trajneri kërkon nga ai.

“Nuk jam shumë i kënaqur nga Mbappe. Nuk mund të them asgjë sa i takon golave, por mendoj se ai mund ta ndihmoj më shumë skuadrën. Është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë, por ne kemi nevojë për më shumë. Do të flas sërish me Mbappe.

Nuk kam ndërmend të zbuloj atë që biseduam më parë me lojtarin. Dua që ai të përmirësohet dhe të mos qëndrojë në vend. Ai shënoi tre gola dhe dikush që nuk e ka parë ndeshjen, mendon se ka qenë një ndeshje e shkëlqyer. Por, ashtu si çdo lojtar tjetër, edhe Mbappe ka disa pika në të cilat mund të përmirësohet”, u shpreh Luis Enrique.

(Kosova Sot Online)