Napoli gjen zëvendësuesin e Garcias, një kroat zgjidhet në pozitën e trajnerit

  • S.A /
  • 14 November 2023 - 10:33
Napoli gjen zëvendësuesin e Garcias, një kroat zgjidhet në pozitën e trajnerit

Napoli raportohet se i ka ofruar Igor Tudorit mundësinë për të zëvendësuar Rudi Garcian. Trajneri kroat ka qenë në bisedime të drejtpërdrejta me Napolin dhe presidentin, Aurelio De Laurentiis, këtë të hënë, transmeton "Kosova Sot Online". 

Sipas raportimeve, Tudor do t’u ketë paraqitur idetë e tij futbollistike përfaqësuesve të Napolit si dhe do të dorëzojë disa kërkesa personale.

“Sky Sport” raporton se 45-vjeçari do të kishte dashur në mënyrë ideale një kontratë më të gjatë në Napoli, por është i gatshëm të pranojë kushtet e përcaktuara nga De Laurentiis dhe ekipi i tij. Një vendim përfundimtar është ende duke u diskutuar. Atij thuhet se i është ofruar një kontratë e vlefshme vetëm deri në fund të sezonit aktual. Konfirmimi zyrtar i shkarkimit të trajnerit aktual të napolitanëve, Rudi Garcia, është ende në pritje. Nga mediat italiane është raportuar se vendimi për shkarkimin e tij u mor menjëherë pas humbjes ndaj Empolit të dielën. Madje, 59-vjeçari raportohet se është kthyer tashme krejtësisht në vendlindjen e tij, në Francë.

Besohet se Garcia nuk do të japë dorëheqjen nga pozita e tij, që do të thotë se Napoli do të duhet ta shkarkojë atë dhe të negociojë për shumën që duhet t’i paguajë si dëmshpërblim.

(Kosova Sot Online )