FIFA do t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcës nëse Muriqi do të mungojë më shumë se katër javë

  • A.P /
  • 15 November 2023 - 15:29
FIFA do t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcës nëse Muriqi do të mungojë më shumë se katër javë

Vedat Muriqi u lëndua së fundmi në ndeshjen e Kosovës me Izraelin, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.

Ylli kosovar me këtë rast do të mungojë nga 4 deri në 6 javë, siç konfirmoi dje Mallorca, për shkak të tërheqjes muskulore që e pësoi sulmuesi shtatlartë.

Dhe, për shkak se ish-futbollisti i Fenerbahçes e Lazios u lëndua gjatë angazhimit me Kombëtaren, FIFA do të detyrohet t’i paguajë dëmshpërblim Mallorcës.

Më saktësisht, programi i mbrojtjes së klubeve parashikon që FIFA duhet t’i kompensojë klubet nëse lojtarët lëndohen gjatë angazhimeve me Kombëtaret e tyre dhe nëse këta të fundit mungojnë më shumë se 4 javë, respektivisht 28 ditë.

(Kosova Sot Online)