Lexoni edhe:
Sylvinho "fluturon" i gëzuar para tifozëve: Është nder të shkojë në Evropian me këta djemë
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mbyllur me barazim ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Të udhëhequrit e Sylvinhos luajtën baras sonte në “Air Albania” ndaj Ishujve Faroe, në ndeshjen e tetë dhe të fundit në Grupin E, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:0. Kjo pikë i mjaftoi “Kuqezinjve” që të mbajnë vendin e parë, nga ku edhe do të shkojnë në “Euro 2024”.
Pas ndeshjes u organizua një festë, me stafin e trajnerëve dhe futbollistët që dolën para tifozëve sërish.
Nga kjo festë nuk munguan as fishekzjarrët, që zbukuruan qiellin mbi “Air Albania”.
(Kosova Sot Online )