Kuqezinjtë nuk i fshehën synimet për ta kaluar fazën e grupeve në 'Euro 2024'

  • A.P /
  • 23 November 2023 - 14:54
Kuqezinjtë nuk i fshehën synimet për ta kaluar fazën e grupeve në 'Euro 2024'

Kombëtarja shqiptare e siguroi së fundmi kualifikimin në Kampionat Evropian, të dytin në histori, pas atij të vitit 2016.

Pas kualifikimit, Kuqezinjtë nuk i fshehën synimet dhe apetitet për ta kaluar fazën e grupeve në Euro 2024, i cili do të mbahet vitin tjetër në Gjermani.

E me këtë çështje po merren edhe kompanitë më të njohura të basteve në botë, shkruan “Gazeta Express”.

Këto kompani nuk iu kanë dhënë shumë gjasa “Shqiponjave” për ta fituar krejt Evropianin, që do të ishte një mrekulli dhe një sensacion.

Sipas kompanive të basteve, shanset për ta fituar Shqipëria Evropianin janë thuajse zero.

Kuqezinjtë kuotohen me koeficientin 400 për ta ngritur lart në qiell trofeun e më të mirit.

Natyrisht, favoritët kanë kuota shumë më të ulëta: Franca dhe Anglia duken me gjasa më të mëdha dhe janë kuotuar me 5 për ta fituar Euro 2024.

Pas tyre vjen organizatori i Evropianit, Gjermania me kuotën 7, e pasuar nga Spanja me kuotën 8 e Portugalia e Cristiano Ronaldos me 10.

(Kosova Sot Online)