Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit – ATP Tour, urohet 28 Nëntori me flamurin “Autochthounous”

  • S.A /
  • 28 November 2023 - 12:04
Hakohet faqja e organizatës më të madhe të tenisit – ATP Tour, urohet 28 Nëntori me flamurin “Autochthounous”

Është hakuar faqja zyrtare e organizatës më të madhe të tenisit profesionist botëror “ATP Tour” në rrjetin social “Facebook”.Në profilin e faqes “ATP Tour” është vendosur flamuri “Autochthounous”, ndërsa është uruar edhe 28 Nëntori, Dita e Flamurit,transmeton "Kosova Sot Online ".

Hakerët ndërkohë e kanë bërë një urim special për shqiptarët në gjuhën angleze, ndërsa urimit ia kanë përcjellë flamurin e njohur “Autochthounous”, i cili valoi mbi Beograd në ndeshjen e famshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2016.

Natyrisht, ATP-ja reagoi dhe e hoqi postimin që mori shumë komente, mbi të gjitha nga shqiptarët, pak minuta më parë.

(Kosova Sot Online )