Haaland thyen një rekord të ri

  • A.P /
  • 29 November 2023 - 17:05
Haaland thyen një rekord të ri

Erling Haaland po vazhdon të thyejë rekorde. Ylli norvegjez realizoi mbrëmjen e djeshme njërin prej tre golave në fitoren e Manchester Cityt me rezultatin 3-2 ndaj Leipzigut.

Me këtë rast, 23-vjeçari arriti në kuotën e 40 golave nga 35 ndeshje të zhvilluara.

Këtë, ai e ka arritur me tri klube, me Salzburgun, Borussia Dortmundin dhe kampionin aktual evropian, Cityn.

Kështu, Haaland u bë lojtari më i ri në histori të Championsit që i shënon 40 gola në këtë garë prestigjioze.

Ai ishte njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar “Topin e Artë” sivjet, por përfundoi i dyti pas Lionel Messit.

Haaland pati një sezon fantastik duke i fituar tre trofe me “Citizens”, Ligën e Kampionëve, Premierligën dhe FA Cup.

(Kosova Sot Online)