Aksidentohet Mërgim Vojvoda

  • A.P /
  • 30 November 2023 - 16:55
Aksidentohet Mërgim Vojvoda

Aksident rrugor për Mergim Vojvodën, fatmirësisht pa pasoja fizike. 

Futbollisti i Torinos është përfshirë në një aksident mëngjesin e sotëm në Corso Galileo Ferraris në Piemonte. 

Vojvoda ishte në Mercedesin e tij ngjyrë gri i cili u përplas me një Jeep Renegade të kuq. 

Policia bashkiake ka ndërhyrë në vendngjarje. Makina e lojtarit të Kosovës ka pësuar dëmtime të rënda, ndërsa Vojvoda është mbrojtur me airbag.

(Kosova Sot Online)