Java e 11-të nis sot me dy derbi – Peja e pret Yllin, Trepça i shkon Vëllaznimit

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 09:34
Java e 11-të nis sot me dy derbi – Peja e pret Yllin, Trepça i shkon Vëllaznimit

Sot do të luhen dy ndeshjet e para të javës së 11-të në Superligën e Kosovës në basketboll, transmeton "Kosova Sot Online ".

Kjo javë hapet me sfidën mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, që do të zhvillohet nga ora 17:00, në palestrën sportive “Kargaçi”.

Pejanët synojnë këndelljen pasi kanë pësuar tri humbje në tri ndeshjet e fundit, që erdhën pas shtatë fitoreve radhazi.

Në anën tjetër, therandasit udhëtojnë drejt Pejës pas pesë fitoreve radhazi. Ylli numëron gjashtë fitore në total, krahas katër humbjeve.

Ndeshja tjetër do të zhvillohet në palestrën “e nxehtë” sportive, “Shani Nushi”, mes Vëllaznimit dhe Trepçës, dy skuadravë më në formë momentalisht.

Gjakovarët kanë regjistruar gjashtë fitore radhazi pas katër humbjeve në fillim, ndërsa mitrovicasit së fundmi rrëmbyen pozitën e parë në tabelë me bilanc prej tetë fitoreve e dy humbjeve.

Kjo ndeshje do të zhvillohet nga ora 19:00. 

(Kosova Sot Online )