Sorschag debuton me Kosovën, kalon në finale të Kupës së Botës

  • S.A /
  • 02 December 2023 - 08:08
Sorschag debuton me Kosovën, kalon në finale të Kupës së Botës

Skitarja e kërcimeve me ski, Sophie Sorschag, debutoi për Kosovën, duke “fluturuar” në Kupën e Botës në Lillehammer të Norvegjisë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ajo u kualifikua në finale, duke u renditur e 31-ta nga 58 garuese, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK).

“Sot e kam bërë kërcimin e parë me Kosovën në kërcimet me ski. Kam kaluar kualifikimet dhe jam shumë e motivuar për ta përfaqësuar Kosovën në garën e nesërme”, tha Sorschag në një video të publikuar nga KOK-u.

Në finalen e nesërme synon të marrë pozitë më të mirë. Gara nis prej orës 12:00.

Kujtojmë që Sorschag u kthye në gara pas rreth dy vitesh mungesë nga lëndimi i pësuar.

(Kosova Sot Online )