Ja deri kur do të luaj Lewandowski

  • A.P /
  • 08 December 2023 - 14:11
Ja deri kur do të luaj Lewandowski

Robert Lewandowski fitoi titullin kampion dhe Superkupën e Spanjës në sezonin e parë me Barcelonën, ndërkohë që beson dhe shpreson të fitojë sërish. Sidomos Champions League, trofe që në “Camp Nou” mungon prej vitit 2015.

Bomberi polak, i cili në gusht festoi 35-vjetorin e lindjes, këtë sezon numëron 8 gola dhe 4 asiste në të gjithë kompeticionet me skuadrën e Xavit. Në një rrëfim për Mundo Deportivo, Lewa foli rreth objektivave, por edhe në lidhje me të ardhmen.

“E di që jemi Barcelona dhe të gjithë presin që jo vetëm të fitojmë, por edhe të shënojmë shumë gola. Fillimi i sezonit nuk ishte perfekt. Nëse nuk krijohen raste, është e vështirë të shënosh…

Ndihem shumë mirë te Barcelona, të gjithë më mbështesin jo vetëm brenda klubit, por edhe jashtë. Unë jam në vendin e duhur në kohën e duhur.

E ardhmja? Nuk e mbaj mendjen te fitoret dhe sukseset e mia. Ende kam një pasion të madh brenda meje. Mendoj se mund të luaj futboll edhe për 3-4 sezone, sepse jam në formë të mirë fizike.

Do të jetë e vështirë të jetoj pa qenë futbollist, por të jesh trajner… e di që është një punë shumë e vështirë”, u shpreh goleadori i njohur.

(Kosova Sot Online)