Man City fiton ndaj Luton

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 17:45
Man City fiton ndaj Luton

Manchester City i është rikthyer fitoreve në Premierligë.

Kampioni i Anglisë triumfoi me përmbysje 1:2 ndaj Luton Town, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Vendasit befasuan të gjithë, kur arritën të kalonin në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë nëpërmjet golit të shënuar nga Adebayo.

Megjithatë, Man City arriti që brenda tre minutave të përmbyste gjithçka.

Fillimisht, Bernardo Silva barazoi shifrat në minutën e 62-të.

E tre minuta më pas, Jack Grealish realizoi pas asistimit nga Julian Alvarez.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 33 pikëve në vendin e katërt, katër më pak se lideri Liverpooli.

Në anën tjetër, Luton mbetet në pozitën e 18-të me nëntë pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)