Ibrahimoviç është rikthyer në Milan

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 16:12
Ibrahimoviç është rikthyer në Milan

Zlatan Ibrahimovic është rikthyer në Milan, por jo më si futbollist.

Legjenda suedeze do të bëhet pjesë e zyrtarëve të klubit, në tentim që t’i dërgojë sa më lartë Kuqezinjtë.

Ibra ndihet i lumtur që u rikthye në klubin që i rrah zemra më së shumti, ndërsa i falënderoi drejtuesit e klubit për besimin që ia dhanë atij.

“RedBird ka bashkëpunuar me disa prej sportistëve më të mëdhenj, të skuadrave dhe figurave të njohura të botës për të krijuar aktivitet domethënës dhe impakt. Mezi pres të kontribuoj në aktivitetin e tyre të investimit në aktivitetet e tyre sportive, mediatike dhe argëtuese”, deklaroi ish-futbollisti suedez me prejardhje boshnjake.

Të lumtur me angazhimin e ish-futbollistit të Malmos, Ajaxit, Juventusit, Interit, Barcelonës, Paris Saint-Germainit, Manchester Unitedit, Los Angeles Galaxy dhe Milanit, janë edhe drejtuesit e klubit, më saktësisht pronari i Milanit dhe i RedBird, Gerry Cardinale, që foli në “Financial Times”.

“Ajo që e bën fitues një lojtar të kalibrit të Zlatanit nuk është vetëm talenti fizik, por edhe një intelekt i lartë dhe një shpirt luftarak. Në RedBull e kemi zhvilluar një bashkëpunim me një grup mjaft të seleksionuar të sportistëve dhe artistëve të nivelit botëror, që kishin paraqitje të larta, të cilët janë në gjendje ta lulëzojnë ekosistemin RedBird”, theksoi Cardinale.

(Kosova Sot Online)