Bebe Rexha protagoniste e Botërorit të Klubeve

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 13:05
Bebe Rexha protagoniste e Botërorit të Klubeve

Bebe Rexha do të jetë protagoniste e himnit të Botërorit të Klubeve për vitin 2023, transmeton "Kosova Sot Online".

Këngëtarja shqiptare do ta interpretojë këngën zyrtare të eventit që e organizon FIFA çdo vit, e ku paraqiten ekipet më të mira të kontinenteve të globit, ndërsa këtë radhë do të mbahet në Arabinë Saudite, njofton FIFA.

“It’s On”, është titulli i këngës që pritet të kulmojë këto ditë, kur edhe do të mbahet kjo garë, ndërsa finalja e saj do të zhvillohet më 22 dhjetor.

Fluminense, Manchester City, Uraëa Reds, Al Ahly, Club Leon, Auckland City dhe Al Ittihad do t’i matin forcat e tyre në eventin e Botërorit të Klubeve. 

(Kosova Sot Online )