5-vjetori i Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri si anëtare e NATO-s

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 12:34
5-vjetori i Ushtrisë së Kosovës, Haradinaj: Ushtria e Kosovës e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri si anëtare e NATO-s

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se data 14 dhjetor i vitit 2018 do të mbetet ditë historike për Kosovën. Kështu ka thënë Haradinaj me rastin e 5-vjeyorit të Ushtrisë së Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online ". 

“14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë  e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqës, në krye me ShBA dhe NATO”,  ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

14 Dhjetori i 2018-së ishte ditë historike për vendin, ditë kur Kosova ka krijoi ushtrinë  e vetë, për t’u rreshtuar në krah me ushtritë e paqës, në krye me ShBA dhe NATO. 

Sot, në përvjetorin e 5-të të krijimit të saj, Ushtria e Kosovës është plotësisht e gatshme të shërbejë për paqe dhe siguri edhe përtej kufijve të vendit tonë, si anëtare e NATO-s, që është edhe objektiv i yni madhor. Në këtë përvjetor, po e rikthej në vëmendjen tuaj një fjalë timen, nga zemra, ditën kur u formua Ushtria.

Mirënjohës për jetë ShBA dhe Sekretarit Mattis!

Kosovë, urime 5-vjetorin e Ushtrisë!

(Kosova Sot Online )