Xavi: Sfida ndaj Valencias është finale për Barçën

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 15:24
Xavi: Sfida ndaj Valencias është finale për Barçën

Barcelona vuan këtë sezon mungesën e vazhdimësisë së rezultateve teksa katalanasit kanë mbetur shtatë pikë larg kreut në LaLiga, ndërsa në Champions League pavarësisht se e mbyllin grupin ën vendin e parë, disfata ndaj Antwerp lë një shije të hidhur.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në transfertë ndaj Valencias, trajneri Xavi Hernandez kërkoi që skuadrës së tij t’i jepen meritat që i takojnë dhe të mos ketë vetëm kritika të cilat në të shumtën e rasteve nuk qëndrojnë. Xavi e pranoi se në rast se në fundin e sezonit rezultatet mungojnë, atëherë ai që paguan është trajneri.

“Nuk e kam menduar për asnjë moment që të largohem nga Barcelona. Nëse diçka e tillë ndodh, atëherë kjo do të vijë vetëm në fundin e sezonit atëherë kur bëhen të gjitha llogaritë. Nëse në fund rezultatet nuk janë të duhurat, atëherë ai që paguan është trajneri. Në këtë moment duhet që të jemi të bashkuar, sezonin e kaluar ishim më keq dhe më pas përfunduam duke fituar titullin. Nuk mund të dorëzohemi kaq shpejt.

A është finale ndeshja me Valencian? Për ne po sepse na duhen pikët me patjetër, nuk jemi aty ku duhet në renditje. Disfata ndaj Gironës ndikon shumë në rrugëtimin tonë, Valencia ka lojtarë të rinj dhe do të jetë një sfidë e vështirë. Nuk janë të njëjtin nivel si më parë, por stadiumi e shtyn shumë skuadrën”, u shpreh Xavi.

(Kosova Sot Online)