Milanit i kthehet Kjaeri

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 20:20
Milanit i kthehet Kjaeri

Simon Kjaer është rikthyer në stërvitjet e skuadrës së Milanit dhe gati për t’u rikthyer në fushën e lojës pas dy muajsh.

Lëndimi i qendërmbrojtësit nuk erdhi në një moment të mirë për kuqezinjtë, që po përballen me një krizë lëndimesh këtë sezon

Malick Thiaw, Pierre Kalulu dhe Marco Pellegrino janë mbrojtësit tjerë të lënduar.

Sipas “Calciomercato”, Kjaer filloi të punojë me shokët e tij të skuadrës në Milanello sot, duke u rikthyer në stërvitjet e skuadrës pas dy muajsh mungesë.

(Kosova Sot Online)