Zhegrova flet pas ndeshjes fantastike që e bëri ndaj PSG-së

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 15:27
Zhegrova flet pas ndeshjes fantastike që e bëri ndaj PSG-së

Edon Zhegrova e bëri një paraqitje të shkëlqyeshme mbrëmë në barazimin e Lillet me rezultat 1:1 ndaj Paris Saint-Germainit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ylli kosovar u shqua me disa depërtime dhe ishte i rrezikshëm në çdo moment.

Pas lojës, përfaqësuesi kosovar u shpreh i kënaqur me pikën që e morën ai me shokë, por edhe me paraqitjen që e bënë ndaj parisienëve.

“Mendoj se ekipi bëri punë të mirë që nga fillimi, posaçërisht në aspektin taktik dhe në defanzivë sepse ekipi i Parisit e mbajti shumë topin. Ne nuk u dorëzuam deri në fund dhe në fund ne shënuam gol dhe e morëm një barazim, mendoj se ishte e rëndësishme të mos e humbnim lojën”, deklaroi Zhegrova pas lojës.


(Kosova Sot Online)