FSHF shpall më të mirët e këtij viti

  • A.P /
  • 18 December 2023 - 20:36
FSHF shpall më të mirët e këtij viti

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi sonte mbrëmjen gala “Më të Mirët 2023”, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Si çdo vit tjetër, edhe sonte nga shtëpia e futbollit shqiptar u zgjodhën më të mirët e vitit,.

Ndër çmimet kryesore që u ndanë sonte në të dy konkurrencat ishin “Topi i Artë” e “Këpuca e Artë”.

Çmime pati edhe për trajnerin dhe gjyqtarin e vitit. Gjithashtu u shpall edhe formacioni më i mirë.

(Kosova Sot Online)