Interi e refuzon Superligën Evropiane

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 17:25
Interi e refuzon Superligën Evropiane

Inter e ka refuzuar krijimin e Superligës Evropiane.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në favor të Superligës Evropiane, e cila mund të fillojë aktivitetin e saj.

E Interi ka dalë kundër kësaj gare përmes një komunikate për media.

“FC Internazionale Milano rithekson besimin e saj se e ardhmja e futbollit evropian mund të garantohet vetëm nga bashkëpunimi ndërmjet klubeve brenda ECA-s dhe në partneritet me UEFA-n dhe FIFA-n. Si Shoqëri, ne mbetemi fuqishëm të ankoruar me vlerat që karakterizojnë modelin sportiv evropian dhe jemi të përkushtuar të punojmë së bashku me të gjitha ekipet e tjera të bashkuara nga ECA për të mbështetur këto vlera”, thuhej në komunikatën e zikaltërv.

(Kosova Sot Online)