Icardi tremb të gjithë, përplasja e frikshme me fytyrë në shtyllën pingule

  • S.A /
  • 25 December 2023 - 09:51
Icardi tremb të gjithë, përplasja e frikshme me fytyrë në shtyllën pingule

Fenerbahce dhe Galatasaray kanë luajtur baras pa gola 0-0 në derbin e madh të Stambollit, transmeton "Kosova Sot Online ".

Dy skuadrat vazhdojnë të kenë një rivalitet të ashpër në Superligën e Turqisë, pasi pas 17 xhirove kanë nga 44 pikë dhe vazhdojnë garën për titullin e kampionit në Turqi.

Çfarë do të thotë humbja tronditëse e Wilder për Joshuan, Furyn, Usyk dhe Dubois. 

Por përderisa gola nuk pati, ka pasur raste të tjera që janë bërë virale nga debi i Stambollit.

Në një moment të sfidës, sulmuesi argjentinas, Mauro Icardi ishte shumë afër të pësonte lëndim të rëndë në kokë. Ai u përplas me shtyllën pingule, duke ngjallur frikë të madhe te të gjithë të pranishmit.

Por pasi ra në tokë, Icardi u ngrit pas disa sekondave, megjithatë ai ka një shenjë në fytyrën e tij pas këtij rasti.

Argjentinasi ka publikuar disa foto nga darka familjare e krishtlindjeve, derisa nën syrin e tij duket shenja që i ka mbetur nga ‘përqafimi’ që i bëri shtyllës. Gjithsesi sulmuesi argjentinas ka shpëtuar mirë pasi ka mundur të pësoj lëndim shumë më të rëndë.

(Kosova Sot Online )