Barcelona e prezanton Roquen

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 17:19
Barcelona e prezanton Roquen

Vitor Roque ka mbërritur në Spanjë si lojtar i ri i Barcelonës. 

Ai ka nënshkruar një kontratë shtatëvjeçare e gjysmë me kampionët spanjollë, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2031. 

Skuadra e Xavi ka bërë një mbrojtje jo bindëse të titullit deri më tani këtë sezon, duke u ulur në vendin e katërt në tabelë dhe do të përballet me Las Palmas më 4 janar.

18-vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 500 milionë euro të futur në kontratën e tij dhe tani do të lidhet me shokët e tij të rinj të skuadrës në Katalonjë.

Në deklaratën e klubit thuhet: “Ai është këtu. Vitor Roque zbarkoi në Barcelonë herët në mëngjes të mërkurën dhe po shijon orët e tij të para si lojtar i Barcelonës në kryeqytetin katalanas. Sulmuesi brazilian, i cili po nënshkruan një kontratë deri më 30 qershor 2031, ka një klauzolë blerjeje të vendosur në 500 milionë euro”.

(Kosova Sot Online)