Qeni bën për spital yllin e basketbollit

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 17:20
Qeni bën për spital yllin e basketbollit

Ekipi i basketbollit amerikan Denver Nuggets njoftoi se sulmuesi i tyre Aaron Gordon është sulmuar nga një qen në ditën e Krishtlindjeve.

Incidenti i sulmuesit të Nuggets ndodhi pas ndeshjes që ai luajti në ditën e Krishtlindjeve, ku shënoi 16 pikë dhe 10 kërcime në fitoren ndaj Golden State Warriors.

28-vjeçari ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe në krahun e djathtë nga kafshimet e qenit dhe mjekëve iu desh që të ndërhynin me 21 qepje.

Nuggets thanë se Gordon do të qëndrojë jashtë parketit për një kohë të konsiderueshme që do të duhet për rikuperimin e tij.

(Kosova Sot Online)