Ja kush largohet nga Peja

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 16:10
Ja kush largohet nga Peja

KB Peja ka konfirmuar largimin e Urald King, i cili erdhi te kampionët e Kosovë në fund të tetorit.

Basketbollisti amerikan do të rikthehet në Austri, pasi ka kompletuar transferimin te Kapfenberg Bulls.

“Verdhezinjtë” e falënderuan 33-vjeçarin për kontributin, teksa i uruan suksese në vazhdim të karrierës.

Njoftimi i plotë nga KB Peja:

“Thank you, Urald King!

Urald King zhvilloi mbrëmë ndeshjen e fundit si Basketbollist i KB Peja,  ku kaloi disa muaj pozitiv në “Karagaçi”. E falenderojmë King për kontributin e dhënë dhe i urojmë shumë sukses në hapat e ardhshme në karrierë”. 

(Kosova Sot Online)