Reali do të provojë për herë të fundit për Mbappen

  • A.P /
  • 29 December 2023 - 22:35
Reali do të provojë për herë të fundit për Mbappen

Kylian Mbappe mesa duket do të jetë edhe njëherë tjetër objektivi i Real Madridit.

“Los Blancos” janë të dashuruar me yllin francez, por ky i fundit po i lë tash e disa herë duarthatë.

Megjithatë, madrilenët si duket nuk do të dorëzohen.

Sipas asaj që po raporton Relevo, Real Madridi do të bëjë një përpjekje të fundit për ta transferuar Mbappen.

Francezi do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës dhe do të ketë mundësi negociimi me ekipe tjera.

(Kosova Sot Online)