Inter e mbyll vitin me gabim, barazon me Genoan

  • S.A /
  • 30 December 2023 - 09:14
Inter e mbyll vitin me gabim, barazon me Genoan

Interi nuk ka arritur ta mbyll vitin me fitore. Zikaltrit u ndalën me barazim në udhëtim ndaj Genoas 1:1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Serie A, transmeton "Kosova Sot Online ".

E krejt në sekondat e fundit të pjesës së parë, Dragusin shënoi për të barazuar shifrat.

Më pas, pjesa e dytë nuk prodhoi gola dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Përkundër barazimit, Inter vazhdon të prijë në renditje me 45 pikë, pesë më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të luajtur.

Në anën tjetër, Genoa mbetet e 13-ta me 20 pikë gjithsej. 

(Kosova Sot Online )