Bashkimi e largon Brad Waldowin vetëm pas një muaj e gjysëm loje

  • S.A /
  • 30 December 2023 - 09:52
Bashkimi e largon Brad Waldowin vetëm pas një muaj e gjysëm loje

Bradley Waldow nuk do të jetë më pjesë e Bashkimit. Klubi prizrenas njoftoi se ka shkëputur kontratën me basketbollistin me marrëveshje të dyanshme, transmeton "Kosova Sot Online ".

Waldow erdhi te Bashkimi më 14 nëntor dhe i kaloi në Prizren vetëm një muaj e gjysmë.

Ai nuk arriti ta gjente formën e lartë që e pati sezonin e shkuar te Peja, ku edhe ishte heroi i tyre duke shënuar pikët që e shpallën kampione Pejën.

(Kosova Sot Online )