Real Madridi ka gati ofertën e fundit për Mbappen

  • S.A /
  • 30 December 2023 - 11:59
Real Madridi ka gati ofertën e fundit për Mbappen

Real Madridi do të ketë qartësi në javën e tretë të janarit për sa i përket nënshkrimit me Kylian Mbappe, transmeton "Kosova Sot Online".

Ylli francez do të mund t’i bashkohet një klubi të ri në verë si futbollist i lirë, duke marrë parasysh se kontrata e tij me Paris Saint-Germainin skadon në fund të sezonit.

Drejtori i Përgjithshëm i Real Madridit, Jose Angel Sanchez, thuhet se tashmë e ka gati ofertën për t’ia dërguar agjentes dhe nënës së Mbappes, Fayza Lamari.

Oferta do të dërgohet javën e ardhshme dhe nëse Mbappe bie dakord me kushtet, atëherë ata do të nënshkruajnë marrëveshjen, përfshirë nënshkrimin e kontratës, sa më shpejt të jetë e mundur. 

25-vjeçari do të ketë dy javë kohë nga marrja e ofertës për të marrë vendimin e tij, raporton “Marca”. Pas kësaj oferta do të skadojë, por “Los Blancos” janë të sigurt se do të marrin shërbimet e kapitenit të Francës.

Paga dhe bonuset tashmë janë rënë dakord – të njëjtat kushte siç mendonin se ishin në fuqi dy verë më parë. 

Mbappe do të ketë një pagë neto prej 26 milionë eurosh në vit – duke u afruar me dyfishin e kujtdo tjetër në skuadër, dhe më e larta ndonjëherë në Real Madridi. Ai do të ketë një bonus nënshkrimi prej 130 milionë eurosh gjithashtu. 

Real Madridi nuk do të konkurrojë për nënshkrimin e Mbappes dhe duket sikur nuk do të rinegociojë kushtet.

Edhe pse u tha herën e fundit që ish-sulmuesi i Monacos e refuzoi klubin nga Madridi, mediumi spanjoll pretendon se Mbappe do t’i japë lamtumirë mundësisë për të luajtur përfundimisht për Real Madridin, nëse e bën këtë përsëri. 

“Los Blancos” do të ishin të gatshëm të heqnin dorë përfundimisht nga reprezentuesi francez, pasi janë të kënaqur që e ardhmja e tyre është e ndritshme edhe pa të, pasi kanë Jude Bellingham, Endrick Felipe, Vinicius Junior e Rodrygo Goes. 

Nëse Mbappe tenton të vonojë apo ndryshojë negociatat, atëherë Real Madridi besohet do të largohet nga bisedimet, pasi nuk janë të përgatitur të “ngrihen” sërish. 

(Kosova Sot Online )