Thotë se nuk ishte penallti, Pioli justifikohet për eliminimin e Milanit nga Kupa e Italisë

  • S.A /
  • 11 January 2024 - 11:33
Thotë se nuk ishte penallti, Pioli justifikohet për eliminimin e Milanit nga Kupa e Italisë

Rrugëtimi i Milanit në Kupën e Italisë përfundoi në çerekfinale. Kuqezinjtë u mposhtën 1-2 nga Atalanta në “San Siro”.

Goli i Leaos u përmbys nga dy realizimet e Koopmeiners, me mesfushorin holandez që të dytin e realizoi me penallti. Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ndjen keqardhje për humbjen, teksa pas ndeshjes u shpreh se penalltia e Atalantës nuk ishte e tillë.

“Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, kaluam me meritë në avantazh. Më pas kryem një gabim të madh. Sepse është e qartë që duhej të mbroheshim më mirë te goli i barazimit. Në pjesën e dytë vuajtëm më shumë. Por, ndeshja ndryshoi falë një penalltie që nuk ishte penallti…

E kuptoj zemërimin e lojtarëve, por mund të reagonim më mirë. Nuk ishim të kthjellët“, u shpreh tekniku i Milanit.

(Kosova Sot Online )