E ardhmja e Aramando Brojës është pezull

  • A.P /
  • 15 January 2024 - 14:11
E ardhmja e Aramando Brojës është pezull

E ardhmja e Aramando Brojës është pezull. Për sulmuesin shqiptar të Chelsea zërat e merkatos janë të shumtë, por ende nuk ka asnjë lëvizje konkrete nga klubet.

Sipas informacioneve më të fundit, skuadra e West Ham është shumë e interesuar për 22-vjeçarin. Burimne nga brenda klubit të “çekanëve” kanë bërë me dije se Armando Broja ka një admirues të madh brenda klubit. Dejvid Mojes adhuron Brojën dhe po punon fort më drejtuesit e klubit për t’i bindur të nisin tratativat me përfaqësuesit e skuadrës së “Stamford Bridge”.

Për bisedimet konkrete ende nuk ka një datë pasi drejtuesit e West Ham kanë konsideruar si shumë të lartë çmimin e vendosur nga Chelsea për kartonin e Armando Brojës.

Edhe pse burimi pranë klubit nuk tregon shifra, në ditët e fundit shpesh herë është thënë se Chelsea do të privohej nga Broja për jo më pak se 32 milionë euro. Mendohet se shifra e kërkuar nga Chelsea mund të jetë edhe më e madhe dhe për këtë motiv West Ham po heziton për të nisur sulmin final. 

(Kosova Sot Online)