Për shkak të reshjeve të mëdha të borës shtyhet ndeshja e Bundesligës

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 16:17
Për shkak të reshjeve të mëdha të borës shtyhet ndeshja e Bundesligës

Këtë të premte ishte e planifikuar të zhvillohet ndeshja mes Mainzit dhe Union Berlinit, në kuadër të xhiros së 18-të në Bundesliga.

Por, ky takim është shtyrë për shkak të akullit në stadium.

Reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar telashe të shumta në pjesë të mëdha të Gjermanisë dhe si pasojë e kësaj ka ardhur deri tek ky vendim i Ligës.

Ende nuk është caktuar një datë e re për ndeshjen. Kjo është ndeshja e dytë e Bundesligës këtë edicion që anulohet për shkak të borës dhe akullit.

Të dyja duelet e anuluara përfshinin Union Berlin. Ndeshja e Bayern Munichut me Union Berlinin u shty muajin e kaluar pasi bora e madhe shkaktoi probleme në Munich.

(Kosova Sot Online)