Gazeta e njohur me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

  • A.P /
  • 18 January 2024 - 17:39
Gazeta e njohur me fjalë të mëdha për Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova është duke zhvilluar një sezon fantastik me skuadrën e Lille në kampionatin francez.

Në 26 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Zhegrova ka kontribuar me 7 gola dhe po aq asistime.

E kjo formë fantastike e tij nuk ka shkuar pa u vënë re nga gazeta e madhe spanjolle “AS”, që i ka kushtuar një artikull special yllit kosovar.

Gazeta spanjolle AS ka bërë një artikull ku i ka dhënë jehonë duke e cilësuar si një sensacion dhe driblues zbavitës.

“Kështu luan dribluesi më zbavitës në ligat e mëdha. Edon Zhegrova është sulmuesi anësor i djathtë kosovar, i cili luan për Lille në Ligue 1 dhe është një nga sensacionet në Francë. Aftësia e tij në driblim po lë figura rrëqethëse”, e përshkruan gazeta AS.

Ndeshjen e radhës Lille e luan të dielën kundër Racing Club de Francë në kuadër të Kupës


(Kosova Sot Online)