
Lexoni edhe:
I vazhdohet paraburgimi Pjetër Shalës
Mallorca e ka marrë më në fund një lajm të mirë. Klubi spanjoll, i cili nuk mundi të llogariste plot dy muaj në shërbimet e Vedat Muriqit, do të shpërblehet, transmeton "Kosova sot Online ".
Më saktësisht, ylli kosovar ishte lënduar në pjesën e parë të muajit nëntor në ndeshjen Kosovë – Izrael, e vlefshme për kualifikimet e Euro 2024.
I vazhdohet paraburgimi Pjetër ShalësLexoni edhe:
Dhe, tërheqja muskulore që e kishte pësuar “Pirati” më 12 nëntor në “Fadil Vokrri” ka bërë që përfaqësuesi kosovar të mungojë në disa ndeshje dhe të rikthehej vetëm fundjavën që shkoi pas saktësisht 67 ditësh.
E në bazë të rregullave, FIFA do ta kompensojë Mallorcën për lëndimin e Muriqit në ndeshjet që i organizon ajo. Kështu, sipas mediumit spanjoll “Marca”, klubi ishullor spanjoll do t’i marrë si dëmshpërblim gati 1 milion e gjysmë euro. Për shkak të mungesës së Muriqit, Mallorca e kishte shtyrë ndeshjen me Cadizin, ngase loja e “Dardanëve” ishte zhvilluar në orar të ndeshjeve të ligave për shkak të problemeve që i pati Izraeli në muajin tetor në luftën me Hamasin, kur edhe ishte shtyrë për një muaj kjo lojë.
Por, përkundër faktit se e shtyu lojën me Cadizin, Mallorca s’mundi të llogariste që nga ajo kohë në shërbimet e lojtarit kryesor.
Sipas rregullores, nëse lojtari lëndohet tek Kombëtarja dhe mungon mbi 28 ditë tek klubi, FIFA e kompenson klubin e dëmtuar me 20.548 euro për çdo ditë që mungon lojtari. Në rastin e Mallorcës, pa e llogaritur ditën e lëndimit të Muriqit (12 nëntor 2023), dhe ditën kur u rikthye në fushën e blertë kundër Villarrealit (20 janar 2024), janë 67 ditë joaktiviteti, që nënkupton se Mallorca do t’i përfitojë në total 1.376.716 nga lëndimi i Muriqit. Tash, ekipi i La Ligas pret ndihmë të madhe nga prizrenasi, në synimin e përbashkët për të shpëtuar pa rënë nga liga. Muriqi ishte shpëtimtar i Mallorcës në dy sezonet e fundit.
(Kosova Sot Online )