Atletico Madrid mposht Sevillan, shkon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

  • S.A /
  • 26 January 2024 - 08:31
Atletico Madrid mposht Sevillan, shkon në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit

Atletico Madrid është gjysmëfinalisti i radhës në Kupën e Mbretit pasi triumfoi minimalisht 1:0 ndaj Sevillas, transmeton "Kosova Sot Online ".

Griezmann e humbi një penallti në minutën e 26-të të ndeshjes, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

E goli i fitores për Atletico Madridin erdhi në minutën e 79-të ku Memphis Depay realizoi pas asistimit të Angel Correas. Sot hidhet shorti për fazën gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )