Sylvinho dhe ndihmësit e tij, tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani

  • A.P /
  • 29 January 2024 - 20:32
Sylvinho dhe ndihmësit e tij, tur vëzhgimesh e takimesh me futbollistët shqiptarë në Itali dhe Gjermani

Trajneri i Kombëtares, Sylvio Mendes Campos Junior së bashku me ndihmësit e tij Dorival Guidoni Junior dhe Pablo Zabaleta, kanë nisur sërish nga puna për të takuar nga afër lojtarët kuqezi që aktivizohen në Europë.

Të premten më datë 26 janar, Sylvinho dhe Doriva ishin në Frankfurt në stadiumin “Deutsche Bank Park” për të ndjekur nga afër ndeshjen Eintracht Frankfurt – Mainz dhe menjëherë më pas kanë udhëtuar në Itali, aty ku është bashkuar edhe Pablo Zabaleta.

Sylvinho dhe ndihmësit e tij kanë takuar nga afër futbollistët shqiptarë që aktivizohen në kampionatin italian dhe kanë diskutuar për shumë tema, gjendjen e tyre, grumbullimin e radhës, sfidat miqësore dhe për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.

(Kosova Sot Online)