Dështon transferimi i Kean te Atletico Madrid

  • A.P /
  • 30 January 2024 - 18:01
Dështon transferimi i Kean te Atletico Madrid

Ka dështuar lëvizja e Moise Kean te Atletico Madrid në formë huazimi nga Juventusi.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, bëri të ditur se për dështimin e kësaj lëvizjeje është informuar tashmë edhe lojtari.

Marrëveshja ishte afër finalizimit, por që dështoi pas testeve mjekësore të italianit në Madrid.

Pas testeve mjekësore, stafi mjekësor i Atleicos beson se Kean do të jetë jashtë të paktën deri në mars – andaj, klubi spanjoll e vlerësoi si të panevojshme nënshkrimin me të.

Gjithsesi, stafi mjekësor i Juventusit beson se 23-vjeçari  do të kthehet në shkurt.

Kean pritet të udhëtojë drejt Italisë më vonë sonte pasi dështoi përfundimisht lëvizja e tij në kryeqytetin spanjoll.

Lojtari gjithashtu informoi se Atletico Madrid është gati të largohet nga negociatat pas testeve mjekësore.

(Kosova Sot Online)