Marash Kumbulla po i kryen vizitat mjekësore te klubi i Serie A

  • S.A /
  • 01 February 2024 - 10:39
Marash Kumbulla po i kryen vizitat mjekësore te klubi i Serie A

Marash Kumbulla do të bëhet shumë shpejt me ekip të ri. Mbrojtësi shqiptar në fakt do ta kalojë pjesën e dytë të këtij sezoni në Sassuolo, transmeton "Kosova Sot Online ".

Roma e ka dhënë dritën e gjelbër të huazimit të qendërmbrojtësit tek ekipi Gjelbër e Zi.

Sipas mediave italiane, përfaqësuesi shqiptar është duke i kryer vizitat mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë me Sassuolon, shkruajnë mediat italiane.

23 vjeçari nuk po gjente hapësira në ekipin “Giallorossi” dhe trajneri Daniele De Rossi e dha “aminin” për huazimin e futbollistit deri në fund të sezonit.

Roma shpreson që Kumbulla të ketë hapësira të bollshme në Sassuolo dhe ta rikthejë ritmin, i cili po i mungon kohëve të fundit, për t’u rikthyer më i fortë në kryeqytetin italian.

Lojtarin e kanë përshkuar lëndimet dhe mungesa e hapësirës kohëve të fundit duke bërë që ai të ngelet prapa.

Sidoqoftë, edhe pse i pati disa oferta, Kumbulla e zgjodhi Sassuolon për ta bërë ngritjen e madhe para rikthimit në “Olimpico”.

(Kosova Sot Online )