Barcelona po e synon transferimin e Rabiot

  • S.A /
  • 06 February 2024 - 08:55
Barcelona po e synon transferimin e Rabiot

Klubi Barcelona raportohet se është e interesuar të nënshkruajë me futbollistin e njohur Adrien Rabiot.

Duke marrë parasysh problemet financiare, “Blaugranët” gjatë afatin kalimtar të verës duhet të shohin mundësitë e nënshkrimit me futbollistë të lirë, transmeton "Kosova Sot Online".

Rabiot do të mbetet i lirë pas përfundimit të sezonit aktual, pasi kontrata e tij me Juventusin skadon më 30 qershor.

Siç raportohet nga transmetuesi katalanas “3Cat”, Barcelona është e interesuar të marrë francezin në verë, duke shtuar se mesfushori nuk do rinovojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Më herët ishte raportuar edhe për një interesim nga Interi, por 28-vjeçari besohet se do të preferonte të largohej jashtë Italisë para se të bashkohej me një klub tjetër italian, nëse përfundimisht largohet nga Juventusi.

Ish-mesfushori i Paris Saint-Germainit pritet që të marrë një vendim për të ardhmen e tij në fund të sezonit, ngjashëm siç bëri sezonin e kaluar.

(Kosova Sot Online )