Drejtori i Interit i gëzon tifozët për Lautaron

  • S.A /
  • 08 February 2024 - 14:07
Drejtori i Interit i gëzon tifozët për Lautaron

Drejtori i Interit, Piero Ausilio i ka gëzuar tifozët “Nerazzurri” me lajmin e fundit. Ai zbuloi se Lautaro Martinez do ta nënshkruajë kontratën e re me Zikaltrit, shkruan gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.

“Jam i sigurt se do ta arrijmë marrëveshjen pasi të dyja palët duam të vazhdojmë së bashku”, deklaroi fillimisht ai. “Vetëm duhet të jemi të qetë dhe të durueshëm”, përfundoi Ausilio.

Sulmuesi argjentinas është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe është duke e inspiruar Interin drejt titullit të kampionit në Itali, ndërsa vitin e kaluar e ndihmoi të shkonte deri në finale të Ligës së Kampionëve.

(Kosova Sot Online )