Anglezët e duan trajnerin Southgate edhe pas Euro 2024

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 11:50
Anglezët e duan trajnerin  Southgate edhe pas Euro 2024

Federata e Futbollit e Anglisë është e interesuar që Gareth Southgate të mbetet trajner i Anglisë përtej Kampionatit Evropian të kësaj vere, transmeton "Kosova Sot Online ".

Pritej që Southgate të tërhiqej pas finales së vitit 2024 në Gjermani.

Megjithatë, 53-vjeçari nuk e ka reduktuar mundësinë për të qëndruar në detyrë deri në Kupën e Botës 2026.

“Duhet të shihni se si shkon vera. Është kaq e thjeshtë,” tha Southgate në shortin e Ligës së Kombeve në Paris të enjten. Anglia ka fituar 57 nga 91 ndeshjet e saj nën drejtimin e Southgate, me 14 humbje dhe 20 barazime.

(Kosova Sot Online )