Vëllaznimi i matë forcat sonte përballë Prishtinës

  • S.A /
  • 10 February 2024 - 09:53
Vëllaznimi i matë forcat sonte  përballë Prishtinës

Java e 21-të në Superligën e Kosovës në basketboll mbyllet sonte. Kjo xhiro përmbyllet pikërisht me sfidën në Gjakovë, ku pritet atmosferë e mirë, derisa ndeshen Vëllaznimi dhe Sigal Prishtina, transmeton "Kosova Sot Online "

Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë me nëntë fitore e 11 humbje, derisa bardhekaltrit në vendin e tretë me 13 fitore e shtatë humbje.

Pas kësaj përballje, nga e martja nisin ndeshjet e Kupës së Kosovës, që do të kulmojë me finalen të shtunën.

(Kosova Sot Online )