Silva është objektivi i madh i PSG-së

  • A.P /
  • 13 February 2024 - 16:12
Silva është objektivi i madh i PSG-së

Bernardo Silva është përmendur shpesh për një transferim të mundshëm në një klub tjetër evropian.

Barcelona ishte klubi më i interesuar për yllin portugez, por në fund ai vendosi të qëndronte në Manchester City.

Tash, sipas mediumit “Fichajes.net”, futbollistin ofanziv më së shumti e kërkon Paris Saint-Germaini, i cili synon të përforcohet me të madhe gjatë verës që vjen.

Lojtari e kishte vazhduar kontratën me kampionët anglezë dhe evropianë, por klauzola e shkëputjes së saj është vendosur 60 milionë euro dhe me këtë shifër lojtari mund të përfundojë eventualisht në “Parkun e Princave”.

Për mesfushorin e krahut të djathtë dhe njëkohësisht qendror, do të bëhej fjalë për një rikthim në Ligue 1, ku kishte luajtur me sukses në Monaco.

Në këtë sezon, Silva i ka zhvilluar 28 ndeshje me ekipin e Pep Guardiolës mes Premierligës, FA Cup, Botërorit të Klubeve, Ligës së Kampionëve dhe Community Shield duke i shënuar 7 gola dhe duke i bërë 4 asistime.

Trajneri spanjoll e vlerëson tej mase futbollistin për klasin e tij dhe për personalitetin e tij.

(Kosova Sot Online)