A do ta arrij Conte realizimin e ëndërrës për stolin e gjigantit evropian?

  • S.A /
  • 20 February 2024 - 13:01
A do ta arrij Conte  realizimin e ëndërrës për stolin e gjigantit evropian?

Antonio Conte e ka bërë prioritet për sezonin e ardhshëm stolin e Bayern Munichut, por ka kandidatë të tjerë për këtë rol, përfshirë ish-trajnerin e Romës, Jose Mourinho, i cili tashmë po mëson gjermanisht, transmeton "Kosova Sot Online ".

Bayern Munich ka pësuar tre humbje radhazi në të gjitha garat, duke përfshirë një kundër Lazios në Ligën e Kampionëve, dhe po shqyrton nëse do të vazhdojë me Thomas Tuchel pas përfundimit të sezonit. Disa kandidatë janë lidhur me punën e Bayern Munichut dhe sipas raportit të fundit nga Sport Bild, disa janë më shumë se fytyra të njohura për tifozët e Serie A. 

Gazeta gjermane pretendon se Conte ‘ëndërron’ të drejtojë gjigantin e Bundesligës sezonin e ardhshëm dhe i ka bërë prioritet për sezonin 2024/25.

Conte ka qenë i lidhur me Milanin, Napolin dhe Juventusin. Ai në intervistën e tij të fundit tha se ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve.  Ish-trajneri i Romës, Mourinho është gjithashtu një kandidat për këtë detyrë, me kusht që Tuchel të largohet në verë. Sipas raportit, tekniku portugez është aq i prirur për t’u bashkuar me Bavarezët sa që tashmë po mëson gjermanisht.

(Kosova Sot Online )